Torino e Vojvodës e turpëron Milanin
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja interesante e Serie A mes Torinos dhe Milanit, ku ky i fundit ka pësuar humbje.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në “Stadio Olimpico di Torino”, Milani është turpëruar nga Torino pasi u mposht 3:1, raporton KosovaPress.

Golat për vendasit i shënuan Zapata (minuta e 26’), Ilic (minuta e 40’) dhe Rodriguez (minuta e 46’), kurse golin e nderit për Milanin e shënoi Bennacer në minutën e 55’.

Te Torino u paraqit edhe ylli i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili hyri si rezervist në ndeshjen e sotme në minutën e 61’ në vend të Rodriguez.

Me pikët e reja, Torino ngjitet në kuotën e 53 pikëve në vendin e nëntë, krahas Milanit që zë vendin e dytë me 74 pikë.

Rezultati final, 3:1 në favor të Torinos.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024