Dy xhudistë përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të Xhudos
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Nesër (e diele) do të fillojë të zhvillohet Kampionati Botëror i Xhudos për Senior, ku pjesëmarrës është edhe ekipi i Kosovës.

Në Botërorin e xhudos që do të mbahet nga data 19 deri më 23 maj në Abu Dhabi, Kosova do të paraqitet me dy xhudistë, Akil Gjakovën dhe Laura Fazliun, raporton KosovaPress.

Akili do të ndeshet të hënën kurse Laura do të ndeshet të martën.

Në këtë Kampionat Botëror do të marrin pjesë 658 garues nga 107 shtete, prej të cilëve 349 janë meshkuj dhe 309 janë femra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024