Zelensky: Rusia po përgatit ofensivë të madhe
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po përgatit një ofensivë më të gjerë në veri dhe lindje që synon të pushtojë Kharkiv, rajone ku Moska po vazhdon sulmet e saj në shkallë të gjerë qe nga 10 maji.

"Ata nisën një operacion që mund të përbëhet nga disa valë, dhe kjo është e para," tha Zelensky në momentin kur Rusia filloi fushatën e saj më të madhe të pushtimit territorial qe nga fundi i vitit 2022.

Megjithatë, ai beson se, megjithëse Rusia ka qenë duke avancuar në rajonin rreth Kharkiv ditëve të fundit, situata për forcat e tij ushtarake është më e mirë se një javë më parë kur trupat ruse kaluan papritur kufirin.

Zelensky thotë se Rusia dëshiron të sulmojë Kharkiv, një qytet që është vetëm disa dhjetëra kilometra larg nga fronti, pas dështimit për kapjen e tij në vitin 2022.

Ai tha për mediat franceze se Ukrainës i mungon personeli ushtarak. "Ka mjaft brigada që u mungojnë njerëzit."

Kievi miratoi një ligj të diskutueshëm, i cili hyri në fuqi tashmë të shtunën, dhe qëllimi i tij është të përshpejtojë mobilizimin ushtarak duke ulur moshën për shërbimin ushtarak nga 27 në 25-vjeç. Të premten, Zelensky nënshkroi gjithashtu një ligj që lejon rekrutimin e të burgosurve në këmbim të lirimit me kusht.

Presidenti ukrainas shprehu keqardhjen që ka vetëm një të katërtën e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore që i nevojiten Kievit dhe shtoi se i duhen edhe 120 deri në 130 avionë luftarakë F-16, duke iu referuar ndihmës së Perëndimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024