Çitaku: Mos anëtarësimi në KiE kronikë e një dështimi të paralajmëruar
Intervista
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, thotë se mos anëtarësimi në Këshillin e Evropës është kronikë e një dështimi të paralajmëruar, pasi kushti për asociacion erdhi si pasojë e humbjes së besimit të Qeverisë Kurti nga aleatët e Kosovës. Ajo thotë se e vetmja mënyrë për të dalë nga gjendja aktuale janë zgjedhjet e reja.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një intervistë për KosovaPress thotë se ekzekutivi se ka trajtuar seriozisht procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas saj, tentativa e fundit e qeverisë që të hartojë një draft të asociacionit dhe të dërgojë në Kushtetuese deri në fund të muajit maj ishte e gabuar.

Duke folur për letrën që krerët evropianë dërguar kryeministrit Kurti duke e kushtëzuar pranimin e Kosovës në KiE me themelimin e asociacionit, Çitaku  thotë se Kosova asnjëherë në historinë e saj politike nuk ka pranuar një demarsh kaq të ashpër.

Sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi, sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku thotë se i njëjti ka degraduar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
465
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024