Qentë endacakë në Prishtinë, një krizë e pazgjidhur nga Komuna e Prishtinës
Tema
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ani pse Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po dhuron nga 50 euro në muaj për çdo adoptim të qenve endacakë, problemi me qentë endacakë vijon të jetë i pazgjidhur. Qytetarët ende nuk kanë sigurinë që të lëvizin lirshëm nga qentë endacak të cilët ndodhen pothuajse në çdo lagje e rrugë të kryeqytetit.

Deri më tani, miliona euro janë shpenzuar për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, duke krijuar 23 pika ushqyese për strehimin e tyre, blerjen e çipave pas dyshimeve që qentë po vinë nga komuna të tjera, strehimoreve të shumta të premtuara nga çdo kryetar e kryeministër që ka qenë, prapë se prapë ky shihet si proces i dështuar, kjo pasi Policia e Kosovës  ka njoftuar KosovaPress-in,  se gjatë vitit 2023 numri i sulmeve ndaj viktimave nga qenët endacakë ishte mbi 130.

Premtime të tilla ka bërë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, duke premtuar se do të hartojë strategjinë kombëtare për menaxhimin e qenve endacakë.

Po ashtu, Kryetari i atëhershëm i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, atëherë ka deklaruar se ka dërguar letra qeverisë dhe presidencës së atëhershme për ta ngritur çështjen në nivel nacional të sigurisë, por, i cili nuk ka marrë përgjigje asnjëherë.

Edhe ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka bërë premtime të tilla, por mision i pa përmbushur.

Në një intervistë të fundvitit në 2023-tën për KosovaPress-in, Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka theksuar se Qeveria ka bllokuar ndërtimin e strehimores sepse Ministria e Mjedisit ka kthyer mbrapa vendimin e Komunës duke mos i lejuar të ndërtojnë, sepse nuk ka qenë në plan zhvillimor komunal.

Tani, Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci ka paralajmëruar se deri në fund të shtatorit të këtij viti në Hajvali është duke u ndërtuar Qendra për Evakuim emergjent, një hapësirë prej tetë hektarësh, në të cilën është ndërtuar edhe qendra e veterinarisë.

Ndërsa, Zyrtari për Hapësira Publike në Komunën e Prishtinës, Habib Qorri ka shtuar se dy javët e fundit është rritur numri i kërkesave për adoptim të qenve endacak dhe që nga viti 2022 deri më tani janë trajtuar mbi 3 mijë 400 qenë endacak.

Gjithashtu, për kufizimin e lëvizjes së lirë nga qentë endacak, janë ankuar edhe qytetarët duke fajësuar Komunën e Prishtinës.  

Qytetari, Vesel Veseli është shprehur se në ditët e sotshme më i vlefshëm është një qen endacak sesa qenia njeri. Sipas tij, është më mirë që ato 50 euro që jep komuna për çdo adoptues në muaj, të u jepet për ndihma sociale e personave me nevoja.

Ndërkaq, Isak Gërguri ka shtuar se habitet nga Komuna e Prishtinës që nuk ndërmerr asgjë për qenët e pastrehë, e sipas tij projekti i 50 euro nuk duhet të bëhet.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024