Koreja e Veriut i kundërpërgjigjet SHBA-së, lanson raketa të reja balistike
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Koreja e Veriut lëshoi të premten disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt Detit Lindor, një ditë pasi Seuli dhe SHBA kryen stërvitje të përbashkëta në rajon.

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut raportuan se zbuluan lëshime të supozuara të raketave me rreze të shkurtër pranë qytetit port lindor të Wonsan në orën 15:10 me kohë lokale duke udhëtuar rreth 300 kilometra përmes hapësirës ajrore mbi Detin Lindor.

Ushtria e Koresë së Jugut e dënoi aktin si provokues, duke premtuar një përgjigje të fortë dhe rritje të monitorimit, raportoi Yonhap News me bazë në Seul.

Kjo pason një gjuajtje të mëparshme të predhave super të mëdha nga Koreja e Veriut në prill, pjesë e stërvitjeve taktike të udhëhequra nga udhëheqësi i vendit Kim Jong-un.

Lansimi i raketës pasoi gjithashtu stërvitje të përbashkëta luftarake që përfshinin avionë luftarakë të Koresë së Jugut F-35A dhe avionë luftarakë amerikanë F-22 Raptors mbi Korenë e Jugut, me sa duket për të kundërshtuar përparimet ushtarake të Koresë së Veriut.

Njëkohësisht, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping denoncuan frikësimin ushtarak të SHBA-së dhe aleatëve kundër Koresë së Veriut gjatë samitit të tyre në Pekin.

Kim Yo-jong, motra e Kim Jong-un, ndërkohë, mohoi bashkëpunimin ushtarak me Moskën, duke theksuar se armatimi i Koresë së Veriut synon ekskluzivisht Korenë e Jugut. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024