Zyrtare: Dënohet dhe gjobitet Allegri
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është dënuar me dy ndeshje mosparaqitje në Kupën e Italisë dhe është gjobitur me 5,000 euro pasi mori një karton të kuq në fitoren e mbrëmshme ndaj Atalantës.

Trajneri i Juventusit, Allegri, humbi durimin në minutat e fundit të finales së Kupës së Italisë mbrëmë kundër Atalantas dhe u gjobit e u pezullua për dy ndeshje, raporton KosovaPress.

Gjyqtari sportiv i Serie A i ka dhënë zyrtarisht Allegrit një pezullim me dy ndeshje, të vlefshme për ndeshjet e Kupës së Italisë, plus një gjobë prej 5000 euro.

Trajneri i Juventusit, Allegri, u dënua dhe u gjobit pas shpërthimit në finalen e Kupës së Italisë. Kjo, në letër, do të thotë se taktikani italian do të lejohet të shkojë në stol në ndeshjen e radhës të Serie A kundër Bolongas në “Stadio Dall'Ara” të hënën e 20 majit.

Megjithatë, Juventusi mund të vendosë të shkarkojë Allegrin para ndeshjes së ardhshme të ligës për shkak të qëndrimit të tij gjatë dhe pas reagimit në finalen së Kupës së Italisë.

Allegri në dukje refuzoi komplimente nga drejtori i klubit Cristiano Giuntoli dhe madje kërcënoi redaktorin e Tuttosport, Guido Vaciago pas ndeshjes, kështu që “Zonja e Vjetër” po mendon ta shkarkojë atë para fundit të sezonit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024