Gërvalla: Kosova të anëtarësohet në KiE, pas zotimit për hartimin e draftit për Asociacionin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga Ministrat e Punëve të Jashtëm të Këshillit të Evropës që të përfshijë në agjendë anëtarësimin e Kosovës, pas letrës ku qeveria zotohet për hartimin dhe dërgimin e një draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zëvendëskryeministrja Gërvalla në konferencë për medie të enjten, tha se ky draft-dokument do të përmbushte obligimet ndërkombëtare të Kosovës, si dhe do të respektonte në tërësi Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Sipas saj, pavarësisht si do të pranohet kjo ofertë e palës kosovare do të procedohet tutje për hartimin e draftit të Asociacionit dhe dërgimit të tij në Gjykatë Kushtetuese.

Sipas Gërvallës kjo letër zotimi nuk është e vonuar pasi po të konsideronin si të tillë do të dërgonin më herët.

Të pyetur se kjo letër zotimi a është bërë në koordinim me vendet e QUINT-it, zëvendësministri i MPDJ-së, Kreshnik Ahmeti, tha se letra e zotimit është dërguar në kanale zyrtare në Këshill të Evropës, ku janë pjesë të gjitha vendet e QUINT-it.

Ai tha se nëse në mbledhjen e nesërme të ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Evropës s’ka gatishmëri për të përfshirë në agjendë anëtarësimin e Kosovës, i njëjti mund të vendos një datë të radhës se kur mund të bëhet një gjë e tillë.

Ndërkaq, ministrja Gërvalla nënvizoi se varësisht sesi do të pranohet oferta e Kosovës për Asociacionit, do të vendoset për hapat e mëtejshëm për shtyrjen përpara të kësaj iniciative.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/qeveria-e-kosoves-ne-pergatitje-te-draftstatutit-per-asociacionin

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024