Musliu Shoshi: Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruajeni për konsum të brendshëm
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar ndaj letrës që ekzekutivi e ka adresuar te presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

“Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruane për konsum të brendshëm NUK iu ecë me shtetet e KiE-së! E para, dhe më e rendësishmja adresimi i letrës është GABIM, sepse APKiE e ka dhënë qendrimin! E dyta, të  anëtarësohesh në një organizatë duhet të tregosh seriozitet si shtet dhe JO shtet me surpriza pasi përçon pamaturi dhe kjo demton përceptimin që Kosova me vështirësi e ka ndërtuar, atë të shtetit serioz. Prandaj këto  lëvizje e qëndrime të çoroditura janë shembuj jo ndihmës  për një imazh të shtetit serioz. Maturia dhe pjekuria është një kriter i rendësishëm i konsolidimit të shtetit”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Musliu Shoshi u propozoi që mos të marrin hapa që t’i thuhet KiE-së se u treguan të gatshëm dhe përsëri ju nuk morët vendim.

Aleatët Sipas saj janë basnik ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i ka drejtuar një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, në të cilën ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

https://kosovapress.com/qeveria-e-kosoves-ne-pergatitje-te-draftstatutit-per-asociacionin

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
466
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024