Kuvendi miraton edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Me 85 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikim e marrëveshjes kornizë ushtarake mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë. Në këtë seancë po ashtu është miratuar edhe Marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj. Kjo pasi deputetet kanë nënshkruar e dorëzuar një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme, që këto dy marrëveshje të trajtohen me urgjencë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se kjo është bërë me dakordimin e përbashkët me grupet parlamentare.

Ndërsa, sa i përket projektligjit të parë të marrëveshjes kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka treguar çka parasheh kjo marrëveshje.

Ndërkaq, sa i përket marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia derisa ka bërë prezantimin e projektligjit ka thënë se kjo marrëveshje është për të avancuar zhvillimin e vendit për mjedis të pastër.

Në seancën e sotme deputetët kanë miratuar dhjetë marrëveshje të tjera ndërkombëtare, dy kanë dështuar në miratim dhe një është shtyrë për seancë tjetër.

Në seancën e sotme ka dështuar të miratohet Marrëveshja e Kredisë për programimin e financave dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar. Po ashtu në këtë seancë dështoi të miratohet marrëveshja për burgjet me Danimarkën, ku votuan vetëm 75 deputetë, kundër 13, ndërkaq nuk pati abstenim.

Sot është miratuar Projektligji për Aderimin e Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm; Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm; Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”.

https://kosovapress.com/votohen-shumica-e-marreveshjeve-nderkombetare-deshton-ajo-e-opec-ut-dhe-per-burgjet-me-danimarken

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024