Biden dënon tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së Joe Biden shprehu alarmin për tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico të mërkurën, duke e quajtur një "akt të tmerrshëm dhune".

“Jam i alarmuar kur dëgjoj raporte për një sulm ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico. Jill dhe unë po lutemi për një shërim të shpejtë dhe mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin e Sllovakisë. Ne e dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune. Ambasada jonë është në kontakt të ngushtë me qeverinë e Sllovakisë dhe e gatshme për të ndihmuar," tha Biden në një deklaratë.

Fico, një politikan popullist pro-rus, u qëllua disa herë pas një takimi të qeverisë në Handlova, Sllovaki. /CNN

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024