Bastisje në një fshat të Prishtinës, vihet në pranga një 25-vjeçar
Lexohet për: 2 min.
01
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Hetuesit policorë nga Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve, kanë shtuar aktivitetet në realizimin e objektivave për luftimin e trafikimit me lëndë narkotike.

Sot në vazhdën e trajtimit të një rasti, nën dyshimin se një person është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike, i njëjti është identifikuar, lokalizuar dhe më pas arrestuar.

M.P. (25) është ndaluar në Prishtinë dhe gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar 25 gramë kokainë, një revole me pesë fishekë dhe një thikë.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda-Prishtinë, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Prishtinës, ku janë gjetur 42.5 gramë kokainë dhe një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë. Si prova materiale janë sekuestruar edhe një peshore digjitale, një veturë, një telefon dhe prova tjera që lidhen me rastin.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës ndaj tij është iniciuar rasti blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge dhe mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalohet 48 orë në qendrën e ndalimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024