Nesër hapet panairi “Pan Expo Group- Kosova 2024”, të pranishëm do të jenë rreth 100 biznese
Biznes
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Nga nesër (e enjte) në orën 16:00 deri më 19 maj të këtij muaji do të mbahet Panairi Kombëtar i Biznesit “Pan Expo Group- Kosova 2024”, ku të pranishëm do të jenë rreth 100 biznese nga e gjithë Kosova, por edhe më gjerë. Panairi do të mbahet në Qendrën Tregtare Prishtina Mall.
Ky është një ndër të paktat panaire që bën bashkë biznese të mëdha e të vogla, të cilët do të kenë mundësinë e shkëmbimit të njohjeve dhe eksperiencave të tyre duke rritur kapacitetet e veprimtarisë dhe përmirësuar shërbimin për konsumatorin shqiptar.

Qëllimi i këtij panairi është promovimi i bizneseve nga Kosova, i shërbimeve dhe produkteve të tyre por edhe promovimi i Kosovës si destinacion për zhvillim të biznesit. Po ashtu, qëllim ka edhe promovimin e ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes. Do të kenë përkrahje të veçantë dhe gratë në biznes, të cilat janë një forcë e pashtershme e shoqërisë shqiptare, që përkundrejt të gjitha pengesave dhe vështirësive, arrijnë të krijojnë hapësirën e tyre të ndikimit dhe fuqisë financiare e politike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024