Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Qasja e Rusisë ndaj Ballkanit Perëndimor është oportuniste, me qëllim që të ngadalësohet procesi i integrimit në Bashkimin Evropian. Kështu u tha në prezantimin e hulumtimit “Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë” nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES). Në këtë hulumtim u theksua se ndikimi që ka pasur kjo luftë për Evropën dhe përtej është kolosal. E rrezikshme u konsiderua edhe qasja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pavarësisht presionit perëndimor.

Në prezantimin e të gjeturave, Jeta Loshaj nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES) theksoi se kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Rusia filloi pushtimin e pajustifikuar dhe paprovokuar ndaj Ukrainës.

Tutje, Loshaj tha se qasja e Rusisë ndaj Ballkanit Perëndimor është oportuniste dhe se qëllim ka që të ngadalësohet procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Maksim Samorukov, i cili është bashkëpunëtor në “Carnegie Russia Eurasia Centre”, u shpreh se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po shtyn përpara agjenda ruse.

Ndërkaq, profesori në Fakultetin Juridik të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Spasov mendon se rajoni nuk është subjekt në marrëdhëniet me Rusinë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati përmendi tri fusha në të cilat Rusia kërkon të ushtrojë ndikim në rajon. Sipas tij, burimi i tretë i ndikimit është në lidhje me gazin dhe energjinë.  

Në këtë raport thuhet se pasojat e luftës në Ukrainë janë shqetësuese, ndërkohë që Kosova e ka sanksionuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022. Mijëra persona janë vrarë dhe miliona të tjerë lufta i ka detyruar të zhvendosen. Si pasojë e luftës, qytetet ukrainase janë shndërruar në gërmadha. Së fundmi, Kongresi amerikan ka miratuar paketën e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Ndihma arrin vlerën prej 61 milionë dollarësh. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në vazhdimësi ka thënë se shteti i tij k nevojë për më shumë arme. /Sh.Pajaziti/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
10
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024