Pretendimet për mbylljen e AKP-së, deputeti Shala i quan mashtrime, reagon kryesuesi Hyseni
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2023 në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, u tha se Bordi i AKP-sa ka bërë një strategji që parashikon mbylljen e AKP-së deri në fund të këtij viti. Megjithatë, kryesuesi i Bordit të AKP-së, Mentor Hyseni tha se mbyllja e kësaj Agjencie nuk varet vetëm prej AKP-së.

Kështu, sipas tij, AKP ka vazhduar me shitjen e aseteve për të cilat nuk ka pasur interes nga komunat dhe qeveria. Madje, kryetari i Komisionit Ferat Shala e ka quajtur mashtrim pretendimin për mbylljen e AKP-së.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka reaguar ndaj kryesuesit Hyseni dhe ka pyetur atë se kur pritet të mbyllet AKP-ja dhe çfarë ndodhë me këtë Agjenci pasi që Projektligji për Fondin Sovran është në Kushtetuese.  

Për këtë, Hyseni u përgjigj duke thënë se është paraparë që edhe nëse nuk bëhet Fondi Sovran, Projektligji për tokat bujqësore është në përgatitje e sipër, dhe beson që 97 për qind të portofolios së AKP mbyllet gjatë këtij viti.

Përveç kësaj, Shala ka kërkuar përgjegjësi nga Hyseni për tokat bujqësore.

Për këtë, Hyseni tha se këto toka janë kategori e pyjeve sipas gjendjes aktuale në terren.

Shala nuk është ndalur me kaq, ai ka thënë se ‘Ka mashtrime për vitin e kaluar, apo na mashtroni edhe sivjet për mbylljen e AKP-së”, për çka reagoi kryesuesi i Bordit të AKP-së.

“A keni ndonjë rekomandim zyrtar, a keni diçka të shkruar ju, qoftë kur zvogëloni asetet, qoftë kur thoni se do t’i shpronësojë qeveria...Realisht na kanë mashtrua vjet, a po na mashtroni edhe sivjet...Pse nuk keni bërë deklaratë më herët për këtë ndryshim,”, ka pyetur Shala.

Hyseni potencoi se nuk ka mashtrime sa i përket mbylljes së AKP-së.

Kohë më parë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar për vlerësim Ligjin për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese/E. Krasniqi

https://kosovapress.com/%e2%80%8bprojektligji-per-fondin-sovran-opozita-paralajmeron-dergimin-ne-kushtetuese

https://kosovapress.com/miratohet-projektligji-per-fondin-sovran

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024