Organizohet tubim paqësor, kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Fondacioni “Hasan Prishtina”, ka organizuar një tubim paqësor për të kundërshtuar heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Drejtori i fondacionit "Hasan Prishtina", i cili është edhe stërnipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, në protestën paqësore që është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo nismë e keqe ka filluar qe një vit dhe kjo ka më shumë karakter politik.

Ndërsa, përfaqësuesi i Parlamentit Studentorë në UP, Florend Ramusa, e ka kundërshtuar këtë nismë, duke thënë se i janë bashkuar këtij tubimi për tu solidarizuar me fondacionin.

Edhe stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini është shprehur se si familjarë e kanë parë të arsyeshme që emri i Hasan Prishtinës të jetë i përjetshëm në Universitetin e Prishtinës.

Megjithatë, në komisionin për Arsim do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për miratimin e statutit të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku do të marrin pjesë ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe rektori i UP-së Qerim Qerimi./A.Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024