Shpallet aktgjykimi kundër dhjetë të akuzuarve në rastin “Subvencionet”
Lajme
Lexohet për: 5 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special ka shpallur  aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.S, K.B-S, A.U, V.H, G.A, F.Y, A.T, B.O, A.S dhe M.M.

Sipas Gjykatës, i akuzuari B.S është shpallë fajtor dhe është dënuar  me dënim me burgim në kohëzgjatje  prej pesë (5) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 20,0000.00 € për veprat penale Ushtrimi i ndikimit dhe Mashtrim me subvencione, në të cilin vendim i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe masën e  arrestit shtëpiak nga data 03.12.2021 deri me datë 03.05.2022.. I  pandehurin B.S në mënyrë vullnetare ka bërë kompenzimin e dëmit të shkaktuar në vlerë prej 184, 857.53 euro.

Më tej thuhet se e akuzuara K.B-S është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje   prej pesë (5) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 € për veprën penale Dhënie Ryshfeti, në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës  nga data 24.02.2021 deri me datë 24.09.2021, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

“E akuzuara A.U është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje  prej dy (2) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5,000€ për veprën penale se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Marrje ryshfeti , në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës  nga data 24.02.2021 deri me datë 24.05.2021 i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimitë bëhet i formës së prerë. Gjykata të akuzuares A.U i cakton edhe dënim plotësues, ku të njëjtës i ndalohet  për dy (2) vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike pas mbajtjes së dënimit me burgim”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, i akuzuari V.H është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 € për veprën penale se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Marrje ryshfeti në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe masën e  arrestit shtëpiak nga data 30.06.2021 deri me datë 30.03.2022, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Gjykata të akuzuarit V.U  i cakton edhe dënim plotësues, ku të njëjtit i ndalohet për dy (2) vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Më tej thuhet se i akuzuari G.A është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 100€, për veprën penale Ushtrim i ndikimit në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës  nga data 30.06.2021 deri me datë 30.03.2022, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykim të bëhet i formës së prerë.

I akuzuari F.Y është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me kusht me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€ për veprën penale Dhënie Ryshfeti  , i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit F.Y në afat prej një viti, nëse nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari A.T është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari B.O është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari A.S është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari M.M është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
465
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024