Policia sekuestron drogë, armë zjarri dhe municion në Leposaviq
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës gjatë një bastisje ka gjetur narkotik, armë zjarri dhe municion në Leposaviq. Sipas policisë, në fshatin Zamenicë Komuna e Leposavicit ka realizuar një bastisje të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: Gjashtë qese me sasi të substancës së dyshuar të llojit Marihuanë me peshë rreth 2600 gram, një pushkë gjuetie dy tytëshe me 26 fishekë, katër karikatorë të armës së gjatë AK-47 me gjithësej 23 fishekë, dhe një radiolidhje.

“Në lidhje me rastin njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e provave, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent ku me udhëzim të tij janë iniciuar rastet ‘Blerja , posedimi , shitja dhe shpërndarja e paautorizuar  narkotikëve substancave psikotrope apo analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës", thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se lidhur me rastin personi i dyshuar nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante policore sipas kompetencës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024