Ftesa e Kurtit ndaj opozitës vlerësohet e pasinqertë, diskutimi për zgjedhje i pashmangshëm
Intervista
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ftesa e kryeministrit Albin Kurti për takim me partitë opozitare është e pasinqertë, thotë politologu, Fidan Ukaj. Sipas tij, LDK dhe AAK me të drejtë e kanë refuzuar ftesën, ndërkaq shton se në takimin e sotëm të Kurtit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi krahas diskutimit për agjendën legjislative pashmangshëm do të flitet edhe për zgjedhjet e parakohshme.

Ukaj, thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti do të tentojë të gjejë konsensus për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe kodit civil në Kuvend.

“Letra e kryeministrit Kurti në adresë të partive opozitare është e pasinqertë, sepse kërkesa ose tema që zotëri Kurti iu është drejtuar partive opozitare nuk është në domenin e kryeministrit, por është fushë e legjislativit që përfaqëson kryeparlamentari Konjufca. Mendoj se është më shumë një arsyetim i temave të tjera që do të diskutoheshin nëse eventualisht do të kishte një akordim që mund t’i jepnin partitë opozitare. Temë pashmangshëm do të ishte mundësia e gjetjes së votave nga partitë opozitare për kalimin e kodit civil, po ashtu edhe përkrahja për dërgimin e draftit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Pashmangshëm që edhe tema e zgjedhjeve do të ishte temë e diskutimit”, thekson Ukaj.

Siç thekson Ukaj, nuk është në domenin e kryeministrit Kurti që t’i ftoi partitë opozitare për takim që lidhen me agjendën legjislative, pasi e njëjta i takon kryeparlamentarit Glauk Konjufca, në nivel të shefave të grupeve parlamentare.

Të nevojshme Ukaj e konsideron miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend. Mirëpo, sipas tij, kreu qeveritar dëshiron të marrë përkrahjen e partive opozitare në situatën kritike që gjendet Kosova, kur po i kërkohet të dërgojë draft-statutin e Asociacionit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë, Ukaj vlerëson se për dakrodimin për zgjedhjet e parakohshme duhet pajtim nga të gjitha partitë parlamentare.

Kurti sot do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për të diskutuar siç është thënë në ftesë për agjendën legjislative të Kuvendit, ndërkaq lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradianj e kanë refuzuar të njëjtin./E.Zeqiri/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/takimi-kurti-krasniqi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024