Kalon periudha transitore, disa serbë në Graçanicë ende përdorin dinarin
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndonëse ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit, ku sipas Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, valuta e vetme për të kryer shërbime për shit-blerje është euro, ndonëse kjo nuk po zbatohet nga disa biznese në komunën e Graçanicës.

KosovaPress ka vizituar këtë komunë, në të cilën shkëmbimet tregtare ne disa biznese vazhdojnë të bëhen me dinar, megjithatë disa të tjera nga sot e kanë ndalur së përdoruri këtë valutë pas përfundimit të periudhës transitore të Rregullores së BQK-së.

Qytetarja, Vaska Kostiq, thotë se vazhdon të blejë me dinar në dyccane edhe pas vendimit të BQK-së.

"Për ne si me euro si me dinar, më mirë me dinar se në markete me dinar. (Sot) Me dinar kam blerë", tha ajo.

Ndërkaq, disa biznese tjera në këtë komunë, janë duke e respektuar vendimin e BQK-së, në këtë mënyrë shit-blerjet e mallrave po bëhen vetëm me euro.

"Nuk guxoj, vetëm euro, nuk guxoj të marrë dinar. E keni kembimorën atje", thotë një tregtar prapa kamerës.

Kjo rregullore ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, por BQK kishte vendos një fazë tranzitore, që mundësonte lehtësim për zbatimin e këtij vendimi.

Në kuadër të kësaj periudhe, nuk janë shqiptuar masa ndëshkuese, por janë ofruar informacione për qytetarët rreth zbatimit të rregullores për pagesa me para të gatshme. Ndërsa, bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar të hënën për efektet nga Plani për Zbatim të Lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të hënën se më 15 maj Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takimin e radhës për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Ky do të jetë takimi i shtatë me radhë në nivel të kryenegociatorëve kushtuar kësaj teme, teksa në gjashtë takimet e mëhershme kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, nuk kanë arritur pajtim për ndonjë zgjidhje kompromisi./E. Krasniqi

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/dinari-vazhdon-te-perdoret-ne-veri-policia-nuk-ka-marr-urdher-per-denime-bqk-tregon-per-efektet-e-planit

https://kosovapress.com/qytetaret-nga-gracanica-kundershtojne-vendimin-per-heqjen-e-dinarit-nga-perdorimi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024