Hodaj: IPK ka rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë gjatë 2023-ës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë vitit 2023 Inspektorati i Policisë së Kosovës ka pranuar rreth 1697 ankesa nga qytetarët, ka hetuar 178 të dyshuar, prej tyre 156 punonjës policorë dhe 22 qytetarë që kanë qenë në raste të përbashkët me zyrtarë policorë ka arrestuar 35 punonjës dhe qytetarë dhe ka rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë  të gradave dhe niveleve të ndryshme.

Kështu ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit të PK-së, Kushtrim Hodaj në Komisionin për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Hodaj ka thënë se lufta kundër korrupsionit vazhdon që të jetë një ndër prioritet e tyre, prandaj IPK ka arritur që të rritë besueshmërinë tek qytetarët.

I pyetur nga kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha për çështjen e gradimit të policisë, se a kanë marrë masa të hetimit dhe si ka shkuar si proces, Hodaj ka shtuar se janë ngritur dyshime për parregullsi në disa klasa ku është mbajtur testi dhe dilemë për të drejta apo jo të aplikimit të një gjenerate.

Gjithashtu, Hodaj ka theksuar se IPK ka pranuar një ankesë nga MINT, për të verifikuar nëse hetuesit që kanë kërkuar dokumentacion të nivelit të klasifikuar nëse kanë qenë të pajisur me certifikata të domosdoshme apo jo.

Për këtë, Hodaj theksoi se dokumentet kanë qenë të klasifikuara si dokumente sekrete.

Ndërsa, rreth inspektimit të stacioneve në Prishtinë, ai ka vijuar se është në proces, ndërsa stacionet policore në qytete të tjera ballafaqohen me mungesa të teknologjisë, uniformës, patrullave dhe shumë të tjera.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024