​Pse yjet e Milanit, Leao dhe Hernandez nuk do të jenë titullarë kundër Cagliarit?
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

“La Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport” bëjnë të ditur se Rafael Leao dhe Theo Hernandez do të startojnë në pankinë kundër Cagliarit sonte pasi Stefano Pioli, nuk ka parë sjelljen e duhur nga dyshja gjatë javëve të fundit.

Pioli do të bëjë ndryshime të rëndësishme në formacionin e kuqezinjve sonte, duke qenë se Theo, Leao dhe madje edhe Fikayo Tomori thuhet se do të startojnë ndeshjen në bankën rezervë kundër Cagliarit, raporton KosovaPress.

“La Gazzetta dello Sport” tha se Pioli do të 'dënojë' yjet e Milanit ndoshta për shkak të sjelljes së tyre dhe paraqitjeve të dobëta gjatë javëve të fundit.

Tomori shkaktoi një goditje dënimi në xhiron e kaluar kundër Genoas dhe kontribuoi në autogolin e Malick Thiaw në minutat e fundit.

Theo dhe Leao ishin po aq zhgënjyes ndaj Genoas dhe ylli portugez u fishkëllye nga tifozët kur u largua nga loja.

“Vendimet e sotme janë një paralajmërim për të ardhmen. Leao, në veçanti, duhet të reflektojë, pasi ai është pothuajse 25 vjeç dhe ende ndjehet sikur po përdor vetëm 50% të potencialit të tij”, shkruan gazetari Luca Bianchin.

Gazetari i “Gazzettas” vuri në dukje se Pioli shpesh ka zgjedhur një qasje të butë me yllin portugez këtë sezon, por "dikush do të argumentonte se çfarë do të kishte ndodhur nëse Milani do të ishte pak më i ashpër me Leaon".

Leao ka shënuar vetëm shtatë gola në Serie A këtë sezon dhe ka qenë shumë i paqëndrueshëm, duke çuar në vendimin e Piolit për ta lënë atë në stol sonte.

Sipas “Gazzettas”, mungesa e Theo nga formacioni fillestar mund të nënkuptojë se francezi ka më shumë gjasa të largohet gjatë verës, ndoshta duke u bashkuar me Bayern Munich.

Si “Tuttosport” ashtu edhe “Gazzetta” raportuan se tensioni në Milanello ka qenë më i lartë se zakonisht këtë javë dhe gazeta me bazë në Torino shtoi se Leao më parë nuk ishte përfshirë në formacionin fillestar këtë sezon vetëm për rotacione dhe asnjëherë për arsye teknike apo taktike.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
185
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024