KSHZ shpall rezultatin, Siljanovska zyrtarisht presidente e Maqedonisë së Veriut
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur Gordana Siljanovska Davkova me shumicën e votave nga votuesit që kanë votuar, gjegjësisht 561.000 vota, kundrejt kundërshtarit të saj Stevo Pendarovski 251.899, deklaroi sot kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski në seancën e KSHZ-së, ku shpalli përfundimin e rezultateve të votimit për zgjedhjet presidenciale të 8 majit.

Siç njoftoi Dashtevski, Siljanovska Davkovës do t’i jepet certifikata për kryetare të shtetit dhe për inaugurimin e ardhshëm në ora 10:00.

Në KSHZ nuk ka pasur vërejtje për procedurën e përmbledhjes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa për zgjedhjet parlamentare, të cilat po ashtu janë të 8 majit, nëntë janë dorëzuar nga Koalicioni Vredi, tetë nga OBRM-PDUKM, pesë nga LSDM dhe katër nga e majta. Dashtevski theksoi se bëhet fjalë për kundërshtime grupore në disa vendvotime.

Pas shpalljes përfundimtare të rezultateve zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, KSHZ-ja duhet të dorëzojë raport në Kuvend për caktimin e seancës për inaugurimin e presidentit të ri, e cila, sipas njoftimeve, do të mbahet nesër në mesditë. Ajo duhet të japë një deklaratë solemne para deputetëve të përbërjes së vjetër, pas së cilës fillon mandati i saj. Mandati i presidentes aktuale dhe kundërshtares së saj skadon nesër.

Profesoresha universitare Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut dhe gruaja e parë që do të zgjidhet në këtë post. /ALSATM/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024