Faktori ndërkombëtar po i kërkon Qeverisë vendimet të guximshme për themelimin e Asociacionit si mundësi që Kosova të jetë pjesë e agjendës së diskutimeve të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj. Në Qeveri kanë kundërshtuar kushtëzime të tilla. Përfaqësuesit e partisë në pushtet kritikojnë BE-në për politika të gabuara karshi Kosovës. Njohësit e integrimeve evropiane thonë se topi është tek Qeveria për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Gjasat që Kosova të jetë pjesë e diskutimeve më Komitetin e Ministrave tw Jashtëm në Këshillin e Evropës më 17 maj janë minimale, vlerësojnë njohësit e integrimeve evropiane.
Pozicionimi i kryeministrit Kurti i cili ka thënë se nuk pranon kushtëzime të tilla, sipas Belgzim Kamberit nga Instituti “Musine Kokalari” e ka bërë të qartë se vendet me të fuqishme brenda BE-së nuk kanë gatishmëri që ta mbështesin Kosovën.
“Po ajo që është e qartë është se nëse vendet kryesore të QUINT-it e mbështetur edhe nga SHBA-ja nuk kanë gatishmëri për anëtarësimin e Kosovës në KIE në kundër vlerë me dërgimin e asociacionit në kushtetuese, atëherë gjasat për anëtarësim në KIE janë tepër të vogla”, tha ai.
‘’Ku thuhet se kriteri për Asociacionin është kriter pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Po ashtu ka qenë edhe në raportin e Dora Bakojanis. Por, kushtësimi është ky, pozicioni i Qeverisë është i qartë se nuk do ta dërgojë draftin në kushtetuese dhe si rrjedhojë nuk pritet që të ketë një vendimmarrje”, tha Kryeziu për rtv21.
Njohësit e integrimeve evropiane e ndërlidhin ngushtë rrugën integruese me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” tha se pas dështimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të rikthehen përplasjet midis Qeverisë dhe faktorit ndërkombëtar.
Ish-zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Taulant Kryeziu, mendon se mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ketë efekt negativ në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, pa nënshkrimin e marrëveshjes bazë nuk do të ketë sukses asnjëherë zbatimi i saj.
“Nuk ka më dialog nëse mbetemi dhe nuk do të marrim mbështetje për të qenë anëtar i Këshillit të Evropës, zgjedhje pastaj do të ketë në BE dhe SHBA, nuk ka më proces të dialogut përpara pa ri legjitimim edhe pa zgjedhje të reja në Kosovë dhe krijimi i narracioneve të reja”, tha ai.
“Nuk mund të arrijë diçka një anshëm dhe kjo është politik e gabueshme e BE-së sepse nuk mund të bësh presion tek njëra palë për të zbatuar një marrëveshje e cila nuk mund të zbatohet vetëm nga njëra palë. Që të arrihet sukses marrëveshja duhet të zbatohet nga të dyja palët dhe në fund të fundit ta njohin njëra tjetrën”, tha Pacolli për rtv21.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria nuk e ka pranuar draft-statutitn e Asociacionit i cili është hartuar nga evropianët. Sipas tij, së pari duhet të nënshkruhet marrëveshja bazë dhe të merren parasysh vërejtjet që ka dërguar Qeveria për draftin. /rtv21/