Togeri policor para suspendimit për foto brenda zyrave të Sindikatës së PK-së
Lexohet për: 1 min.
ipk
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Inspektorati Policor i Kosovës, përkatësisht Departamenti i Hetimeve përmes Linjës së Kaltër, numrit të telefonit pa pagesë 080003333, ka pranuar sot një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet se një toger policor ka kryer veprën penale fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se është kryer vepra penale, respektivisht në zyrat e Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe kanë kontaktuar prokurorin kompetent, duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore së bashku me njësi relevante të Policisë së Kosovës.

Në kuadër të veprimeve hetimore është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe është konfiskuar një telefon mobil, i cili pritet të dërgohet për ekzaminim forenzik.

IPK pas veprimeve fillestare hetimore ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit të dyshuar. Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar në përmbushje të misionit ligjor në konsultim të vazhdueshëm edhe me prokurorin përgjegjës për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024