Në një nismë frymëzuese për të ndryshuar të ardhmen energjetike dhe për të ndriçuar rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, ne jemi të lumtur të shohim një sukses të mrekullueshëm me projektin tonë "Energji e Re, Mësime të Reja’’, që mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian (BE) në Kosovë, dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP Kosovo) në partneritet me komunën e Podujevës.
Gjatë kësaj rrugëtimi të frytshëm, 60 nxënës të shkollave të mesme në Komunën e Podujevës janë bërë pjesë e një udhëtimi të paharrueshëm drejt njohurive të reja, aftësive praktike dhe ndërgjegjësimit të rëndësishëm për energjinë e gjelbër.
Me pjesëmarrjen e 60 të rinjve, veçanërisht vajzave, kemi arritur qëllimet tona me sukses të madh duke mbajtur punëtoritë për mbrojtjen e mjedisit dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme të cilat kanë ofruar njohuri të thella për pjesëmarrësit tanë, dhe mësimdhënësit e tyre duke i frymëzuar ata të marrin masa për të mbrojtur ambientin dhe të promovojnë energjinë e rinovueshme në komunitetin e tyre.
Vizitat tona në teren në projekte për prodhimin e energjisë së gjelbër kanë sjellë njohuri thelbësore për të rinjtë, të cilat janë ndërgjegjësuar për rolin e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhme më të qëndrueshme dhe të ndritshme për Kosovën tonë.
Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme të donatorëve tanë dhe Komunës së Podujevës në këtë rrugë të rëndësishme drejt ndryshimeve pozitive në shoqëri!