Milani dhe Arsenali e dëshirojnë, agjentët e Seskos gjenden në Itali
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjentët e Benjamin Seskos kanë postuar një storie në “Instagram” nga Milani, ndërsa zërat për një lëvizje të mundshme në “San Siro” për sulmuesin 20-vjeçar intensifikohen.

Përfaqësuesit e agjencisë së Seskos “Pro Transfer” ndodhen në Milano siç dëshmohet nga një storie e postuar në llogarinë e tyre zyrtare në “Instagram”. Foto tregon të famshmen Galleria Vittorio Emanuele II, afër Dome, raporton KosovaPress.

Zërat për lëvizjen e mundshme të Seskos në Milan janë intensifikuar këtë javë. “La Gazzetta dello Sport” raportoi se kuqezinjtë ishin të sigurt për arritjen e një marrëveshjeje me sulmuesin 20-vjeçar pasi morën miratimin e Zlatan Ibrahimovic.

Shefi i “Pro Transfers”, Elvis Basanovic i tha “Sportitalia” në tetor të vitit 2023 se kuqezinjtë ishin të interesuar për Seskon kur Paolo Maldini ishte në klub.

“Mund të konfirmoj se kam folur me Milanin në të kaluarën për Seskon, Maldini ishte atje”, tha ai.

“Megjithatë, një transferim nuk ishte i mundur në atë moment. Nuk ishte koha e duhur. Asnjëherë nuk e dini se çfarë ju sjell e ardhmja. Milani është një klub i madh dhe Sesko është vërtet i lumtur në Leipzig, ku po vazhdon rrugën e tij në rritje”, tha më tej Basanovic.

Kontrata e Sesko me RB Leipzig përfshin një klauzolë prej 50 milionë euro, por tarifa mund të rritet në 75 milionë euro dhe Arsenali gjithashtu është lidhur me një lëvizje për sllovenin.

Sesko ka shënuar 16 gola në 40 paraqitje në nivel klubi në sezonin 2023-2024.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
465
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024