Palmer shkruan historinë te Chelsea dhe në Premier Ligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Super goli i Cole Palmer në fitoren 6:0 të Chelseat kundër Evertonit është zgjedhur goli më i mirë i muajit prill në Premier Ligë.

Përveç kësaj, ylli i Chelseat ka fituar edhe çmimin e lojtarit më të mirë të muajit prill në kampionatin anglez, raporton KosovaPress.

22 vjeçari është lojtari i parë i Chelseat në histori të Premier Ligës që e ka fituar edhe çmimin e golit më të mirë të muajit dhe lojtarit më të mirë të muajit brenda një muaji.

Në përgjithësi, ai është vetëm njëri nga pesë lojtarët e vetëm që e kanë bërë këtë gjë, pas Bruno Fernandes në qershor të vitit 2020, Jesse Lingard në prill të vitit 2021, Mohamed Salah në tetor të vitit 2021 dhe Miguel Almiron në tetor të vitit 2022.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
252
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024