Rama bisedë telefonike me Sunak, përmendet edhe Kosova
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një bisedë telefonike me homologun britanik Rishi Sunak.

Lajmi është bërë me dije nga qeveria britanike përmes një komunikate zyratare për mediat.

Qeveria britanike thekson se dy kryeministrat diskutuan mbi marrëdhëniet e ngushta mesdy qeverive, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, përfshirë tregtinë dhe investimet.

Kryeministri Sunak vuri në dukje progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit me Ministrinë e Brendshme shqiptare për migracionin.

“Të dy udhëheqësit pranuan se ka më shumë punë për t’u bërë për të trajtuar sfidën e migracionit të paligjshëm në Evropë dhe mezi prisnin ta diskutojnë më tej këtë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Mbetërinë e Bashkuar, në muajin korrik.

Ata nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë.

Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit”, njofton qeveria britanike. /Euronews.al/

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
465
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024