Zgjedhjet në Maqedoni, sot përfundojnë afatet për ankesa
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Afati për ankesat për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut, përfundon në mbrëmje në ora 19:00, gjegjësisht 23:30.

KSHZ-ja dje i shpalli rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve dhe deri në ora 19:00 në Kuvend duhet ta dorëzojë raportin për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, pas së cilës, sipas njoftimeve, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, për të dielën në mesditë do ta caktojë seancën parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur të vendit.

Sipas rezultateve zgjedhore të votave 100% të numëruara, të shpallura mbrëmë nga KSHZ, Siljanovska Davkova ka marrë 561.001 vota, ndërsa kundërshtari i saj dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski ka marrë 251.881 vota.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja ka fituar më së shumti mandate parlamentare, 58, i ndjekur Frontit Europian me 19 mandate, Koalicioni i LSDM-së 18, koalicioni VLEN, 13, “E Majta”, gjashtë dhe Lëvizja “ZNAM” po ashtu gjashtë./Alsat/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024