Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, ja kush prin
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Rezultatet preliminare të raundit të dytë të sotëm të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, tregojnë se kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova prin ndaj Stevo Pendarovski nga LSDM. Davkova ka marrë 64.05 për qind të votave, ndërsa presidenti aktual ka 29.75 për qind, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga 59.40 për qind i votave të numëruara deri më tash. Për president në raundin e dytë do të zgjidhet kandidati që merr shumicën e votave, nëse për të kanë votuar mbi 40 për qind e votuesve të regjistruar. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski sonte deklaroi se sipas të dhënave deri në 18:30 dalja në zgjedhjet për president të shtetit ka qenë 46.34 për qind. KSHZ-ja i publikon rezultatet fillestare të votimit në mënyrë elektronike dhe të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet e procesverbalit nga KKZ-ja në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. Rezultatet përfundimtare KSHZ-ja i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024