KSHZ: Dalja deri 17:00 për presidencialet 42.32, parlamentaret 46.93 për qind
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 17:00 kanë mbërritur të dhëna për daljen e votuesve për zgjedhjet presidenciale nga 2 mijë e 040 vendvotimeve, ku kanë votuar 42.32 për qind,  ndërsa dalja për zgjedhjet parlamentare deri në këtë kohë është 46.93 për qind.  Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se dalja më e madhe për momentin për zgjedhjet presidenciale është në Novaci ndërsa më e ulëta në Likovë. Po ashtu kanë mbërritur të dhëna për jehonën e votuesve për zgjedhjet parlamentare nga 1 mijë e 920 vendvotime. Nga gjithsej 1.003.459 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 470.950 qytetarë, ose 46.93 për qind.  Dalja më e lartë është në Krivogashtan – 79.73 për qind, ndërsa më e ulëta në Mavrovë dhe Rostushë - 22.93 për qind.  Në krahasim me zgjedhjet parlamentare 2020 ka rritje 8.15 për qind. Dalja sipas njësive zgjedhore për zgjedhjet parlamentare: Njësia Zgjedhore  1 - 53.22 për qind, Njësia Zgjedhore 2 - 41.83 për qind, Njësia Zgjedhore 3 - 51.49 për qind, Njësia Zgjedhore 4 - 48.49 për qind, Njësia Zgjedhore  5 – 47.45, Njësia Zgjedhore 6 - 34.71 për qind.  Dashtevski ka folur edhe për numrin e ankesave të parashtruara deri më tash në komisionin që ai drejton. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024