Del Piero kthehet në Juventus për kursin e trajnerit të Allegrit
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero u kthye në Torino së bashku me trajnerë të tjerë të UEFA Pro për të parë një seancë stërvitore të “Zonjës së Vjetër” dhe për të ndjekur një mësim nga Maximiliano Allegri dhe disa nga anëtarët e stafit të tij.

Del Piero dhe ish-lojtarë të tjerë të Serie A, të cilët synojnë të marrin një licencë trajneri të UEFA-s, kaluan dy ditët e fundit në Torino, ku ndoqën një seancë stërvitore të Juventusit dhe ndoqën një mësim nga trajneri i gjigantit italian, Allegri, raporton KosovaPress.

“Në mëngjesin e së martës, 7 maj, trajnerët e UEFA Pro nga Coverciano ishin të pranishëm në J|Hotel, duke marrë pjesë në diskutime dhe duke mësuar nga stafi i Juventusit që punon me ekipin e meshkujve. Pasdite dhe të mërkurën në mëngjes, trajnerët më pas do të ndjekin seancat stërvitore të ekipit të parë në Qendrën e Trajnimit të Juventusit", shkruante në komunikatën e Juventusit.

Këto janë fjalët dhe komentet e trajnerit Massimiliano Allegri, i pranishëm në takimet e mëngjesit:

“Jam shumë i lumtur që kam përjetuar këtë ditë trajnimi dhe ndarjeje – së bashku me stafin tim gjithashtu – me kursantët e UEFA Pro Course. Këto momente janë gjithmonë stimuluese dhe konstruktive, sepse janë gjithmonë një mundësi për krahasim dhe mësim, pasi stërvitja është e vazhdueshme: jam përpjekur të vë në dispozicion disa koncepte dhe disa nocione që lidhen me mënyrën tonë të vendosjes së punës javore në përgatitje për një ndeshje. Një trajner duhet të jetë gjithmonë i disponueshëm për të ndihmuar lojtarët e tij dhe, në këtë rast, edhe kolegët e tij”.

Gjiganti e Serie A publikoi edhe disa foto nga takimi i Allegrit me trajnerët e UEFA Pro. Grupi përfshinte Marco Parolo, Ignazio Abate, Giuseppe Scurto dhe Simone Padoin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024