Planifikim për atentat ndaj Zelenskyt, arrestohen dy zyrtarë ukrainas
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy zyrtarë ukrainas të sigurisë janë arrestuar për planifikimin e vrasjes së presidentit Volodymyr Zelensky, sipas Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të vendit (SBU).

Dy kolonelë të njësisë së mbrojtjes së qeverisë ukrainase janë arrestuar dhe akuzohen për rrjedhje të informacionit të klasifikuar në Rusi, tha SBU të martën, pasi "ekspozoi një rrjet agjentësh" që i përkisnin shërbimit të sigurisë shtetërore të Rusisë (FSB).

SBU tha se kishte "nxjerr në pah" "planet në zhvillim aktiv" për të vrarë Zelenskyn.

“Një nga detyrat e rrjetit të agjentëve të FSB-së ishte të gjente autorë mes ushtarakëve pranë sigurimit të Presidentit, të cilët mund të merrnin peng kreun e shtetit dhe më pas ta vrisnin atë”, tha SBU.

SBU tha se planet e vrasjes synonin gjithashtu zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas, duke përfshirë kreun e SBU, Vasyl Maliuk dhe kreun e Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës, Kyrylo Budanov.

Zelensky thuhet se është përballur me disa tentativa vrasjeje që kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. /CNN/

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
10
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024