Një jetë tri luftëra, Tahir Sinani përjetësohet në bronz
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në Bajram Curr të Shqipërisë është zbuluar shtatorja e heroit të kombit Tahir Sinani, në Ditën e Dëshmorëve.  Në ceremoninë e përurimit të kësaj shtatoreje mori pjesë edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se Malësia e Gjakovës si vatër e atdhedashurisë rriti luftëtarë trima.  "Malësia e Gjakovës, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza, përgjatë shekujve rriti luftëtarë trima e sypatrembur, siç ishte bashkëluftëtari im, heroi i kombit Tahir Sinani nga Tropoja. Tahiri i takon brezit të patriotëve shqiptarë të lëvizjeve për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë që të jetojë i lirë shqiptari. Me heroizmin e tij në luftërat çlirimtare, nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar", ka thënë Haradinaj. Haradinaj tha se Tahir Sinani po përjetësohet në bronz në Ditën e Dëshmorëve dhe se angazhimi i tij jetësor në shërbim të kombit shqiptar do të kujtohet e nderohet përgjithmonë.

Tahir Sinani, oficeri i njohur i Ushtrisë së Shqipërisë, më vonë komandant në tri luftërat tona çlirimtare, u lind  më 25 maj 1964 në Gri të Tropojës. Për merita dhe kontributin e madh në betejat për çlirimin e trojeve shqiptare u gradua, dekorua dhe u shpërblye nga shumë shoqata e institucione shtetërore e ushtarake. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024