Stuttgart-Bayern Munich, formacionet zyrtare
Lexohet për: 1 min.
7-Stu Bay FZ
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot me fillim nga ora 15:30 stadiumi “MHPArena” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Stuttgartit dhe Bayern Munichut, e vlefshme kjo për xhiron e 32 të Bundesligas.

Njëkohësisht ky duel është edhe përballje mes vendit të dytë (Bayernit) dhe vendit të tretë (Stuttgartit) në Bundesliga, raporton KosovaPress.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Bayerni e mposhti 2:1 Eintracht Frankfurtin, kurse Stuttgarti barazoi 2:2 me kampionin e ri gjerman, Bayer Leverkusenin.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Stuttgarti mungojnë Massimo, Millot, Mittelstadt, Nartey, Vagnoman, Zagadou dhe di Benedetto, kurse te Bayerni nuk do të paraqiten Boey, Buchmann, Coman, Marusic, Musiala, Sarr dhe de Ligt.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato mund t’i gjeni më poshtë.

Stuttgart (4-4-2): Nubel; Ito, Rouault, Anton, Stergiou; Fuhrich, Stiller, Karazor, Lewelling; Guirassy, Undav

Bayern Munich (4-2-3-1):  Neuer; Kimmich, Kim, Dier, Davies; Pavlovic, Guerreiro; Gnabry, Choupo-Moting, Tel; Kane

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025