Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e përleshjes në Lupq të Podujevës
Siguri
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve S.H., F.H., A.H., F.M., nën dyshimet se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë dhe secili veç e veç kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj S.H., F.H., A.H., F.M., ndërsa refuzohet kërkesa e prokurorit për masën e paraburgimit ndaj B.M, pasi prokurori ka hequr dorë nga kërkesa për caktimin e kësaj mase. 

Të dyshuarit më 1 maj 2024, rreth orës 15:30, në rrugën e fshatit Lupq i Poshtëm në Podujevë, janë takuar në afërsi të një pompe të derivateve, dhe kishin filluar të përleshen për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme. Të dyja palët kishin përdorë armë, thikë dhe mjete të forta, ku nga të shtënat me armë dhe nga përdorimi i thikës janë plagosur të pandehurit F.M. dhe B.M. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024