Kearns: Asociacioni nuk mund të bëhet me presion të jashtëm
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja Alicia Kearns ka mbajtur një fjalim gjatë debatit mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor në Parlamentin britanik. Ajo ka folur rreth sulmit në Banjska, anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, asociacionin dhe kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Kearns ka bërë të ditur se SHBA ka përfunduar një raport mbi përgjegjësit e sulmit në Banjska, i cili ende nuk është publikuar. Ajo tha se ky raport duhet të publikohet për t’u ditur e vërteta rreth sulmit për të cilin përgjegjësinë e mori Milan Radojçiq, i kërkuar tashmë nga Interpoli dhe i cili gjendet i lirë në Serbi.

Deputetja britanike ka thënë se Kosova i ka përmbushur obligimet e saj demokratike dhe anëtarësimi i saj në Këshillin e Evropës do të shënonte një moment historik, teksa për formimin e asociacionit të komunave serbe ka thënë se nuk mund të ketë një republikë tjetër serbe në Ballkan. Ajo ka theksuar se Britania e Madhe duhet të merr një rol më aktiv në bisedimet e paqes dhe të angazhohet në pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës për të ndihmuar Kosovën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

“Dhjetorin e kaluar, presidenti Vuçiq tha se Serbia thjesht duhet të ndjekë shembullin e Azerbajxhanit në Nagorno Karabakh dhe të presë rrethanat e veçanta gjeopolitike që do ta lejojnë atë të rimarrë Kosovën. Kjo është një deklaratë e qëllimit (që ai ka) dhe që nuk duhet të injorohet. Komente të tilla nga një kryeministër shteti janë të papranueshme. Në të vërtetë, Vuçiq më kërcënoi mua vitin e kaluar që fola kundër kontrabandës së armëve në Kosovë”, tha Kearns. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
346
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024