Lufta kundër korrupsionit diskutohet mes përfaqësuesve të ATK-së dhe ministrisë Federale Gjermane
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës u takuan me përfaqësuesit e mistrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ku u diskutua për sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit përmes hetimeve tatimore.

“Në këtë takim përfaqësuesit gjerman theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar fenomenin e korrupsionit, duke e vlerësuar ATK-në si një partner të rëndësishëm në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Nijazi Asllani përmendi angazhimet dhe progresin e deritanishëm të ATK-së në luftën kundër korrupsionit, duke premtuar vazhdimin e përpjekjeve për të forcuar kapacitetet dhe për të arritur rezultate të dukshme në këtë drejtim.

Edhe përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës Luan Dalipi shef i Kabinetit në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, si dhe Tienmu Ma këshilltar i kryeministrit,  thanë se qeveria mbështet të gjitha nismat, të cilat minimizojnë evazionin fiskal dhe korrupsionin.

“Takimi u vlerësua si një hap pozitiv në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet tutje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024