Vrasja e Marigona Osmanit, në maj nis rigjykimi ndaj Krivaqës e Sejdiut
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 16 maj të këtij viti do të mbahet rigjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit në Ferizaj. Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se më 16 maj nis seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurit Dardan Krivaqa.

Sipas njoftimit, për vrasjen e Marigona Osmanit akuzohen Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

“Ju njoftojmë se më 16 maj 2024, duke filluar nga ora 10:00, është planifikuar të mbahet seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurit D.K.,  i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprës penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe të pandehurit A.S., i akuzuar për shkak të veprave penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Seanca do të mbahet në sallën e gjykimit I, në objektin të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe është e hapur për publikun.

Marigona Osmani është vrarë më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa në Ferizaj.

Tetë muaj më parë, për vrasjen e Marigona Osmanit, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, për veprën penale "vrasje e rëndë". Ndërkaq, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale "ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë". Ndërsa, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.

https://kosovapress.com/%e2%80%8bdardan-krivaqa-denohet-me-burgim-te-perjetshem

https://kosovapress.com/%e2%80%8bvrasja-e-marigona-osmanit-sot-merret-vendimi-per-krivaqen-dhe-sejdiun

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
171
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024