Dy të vdekur e një i lënduar në aksidentin rrugor Prizren-Suharekë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy persona kanë ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture në magjistralen Prizren-Suharekë. Zëdhënësi i Policisë rajonale për Priren Vesel Gashi ka konfirmuar për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës rreth orës 17:35. “Në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë. Fatkeqësisht, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës dhe bashkudhëtari i tij. Vdekjen e tyre e kanë konfirmuar mjekët në QKMF në Suharekë. Lëndime ka marrë bashkudhëtari i drejtuesit të automjetit, i cili ndodhet për trajtim mjekësor në Prizren”, tha ai.

Lidhur me rastin po merret Njësiti i hetimeve të trafikut rajonal të Prizrenit, ndërkohë që zëdhënësi Vesel Gashi apelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen raste të tilla në të ardhmen.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
10
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024