Vashat e Istogut synojnë Kupën e Kosovës për të katërtën herë me radhë
Lexohet për: 1 min.
5-Vashat e Istogut
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Vashat e KHF Istogut do ta kërkojnë triumfin e katërt me radhë në Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.

Fituesi i Kupës së Kosovës në këtë konkurrencë do të mësohet këtë të diele. Sot do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Pejë, ku do të paraqiten Istogu, Vushtrria, Ferizaj e Samadrexha, raporton KosovaPress.

KHF Istogu e ka fituar kupën e kësaj gare plot pesë herë. Triumfi i parë erdhi në sezonin 2017/18. Këtë sukses e përsëriti edhe në sezonin pasues, kurse në edicionin 2019/20 fituese ishte Vushtrria.

Fituesit në vitet e fundit të Kupës së Kosovës (femrat) janë:

2022/23 Istogu

2021/22 Istogu

2020/21 Istogu

2019/20 Vushtrria

2018/19 Istogu

2017/18 Istogu

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025