Përfundon gara për Loriana Kukën në Evropianin e xhudos në Zagreb
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Edhe zyrtarisht ekipi kosovar i xhudos ka përfunduar sot garën në Kampionatin Evropian për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

E fundit nga ekipi jonë që do të garonte sot ishte Loriana Kuka, të cilës nuk i priu fati edhe u eliminua, raporton KosovaPress.

Në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë, Kuka e nisi raundin e parë pa luftë, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja portugeze, Patricia Sampaio.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024