Regjistrimi i popullsisë, ja çfarë përfiton ekonomia e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Regjistrimi i popullsisë që ka filluar këtë muaj në Kosovë, është një proces i numërimit të gjithë banorëve dhe i mbledhjes së informatave demografike, ekonomike, sociale, arsimore, bujqësore dhe informatave të tjera për secilin person. Drejtues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe njohës të ekonomisë thonë se vendi ka nevojë për evidencë të mirëfilltë të qytetarëve dhe nga ky regjistrim presin të ketë përmirësim në aspektin ekonomik në vend, hartim të politikave më efektive në investime e po ashtu edhe realizim të të drejtave të qytetareve.

Ushtruesi i detyrës së kryshefit ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati thotë për KosovaPress se nga regjistrimi i popullsisë përfitojnë të gjithë individët dhe institucionet, e po ashtu mblidhen edhe shumë indikator të rëndësishëm për gjithë territorin e vendit.

Kastrati, derisa ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të regjistrohen, ka shtuar se nga ky regjistrim të dhënat do të jenë më të freskëta dhe do ju ndihmojnë institucioneve në aspekte të ndryshme.

Se regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm dhe përmirëson ekonominë e vendit, e thotë edhe njohësi i ekonomisë, Besnik Avdija. Sipas tij, kjo ndihmon edhe investitorët e huaj që të hartojnë politika më efektive në kuptim të investimeve dhe planifikimeve afatgjate në vend.

Në anën tjetër, profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se vendit i ka munguar një evidencë e mirëfilltë e qytetarëve, derisa shton se refuzimi që mos të regjistrohet dikush sjell vetëm dëme dhe asnjë dobi.

Regjistrimi i popullsisë ka filluar me datën 5 prill dhe pritet të zgjasë deri me 17 maj në të gjithë vendin.

Në regjistrimin e popullsisë po ashtu do të përfshihet edhe një pyetësor, i cili iu mundëson qytetarëve të deklarohen edhe për dëmet që u ka shkaktuar lufta e fundit në Kosovë.

Ndërkaq, regjistrimi i fundit në Kosovë ka qenë 13 vjet më parë, më 2011.  

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
345
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024