Gjendja shëndetësore e mbretit Charls po përkeqësohet gradualisht, kanë deklaruar mediat e huaja.
Kjo gjë ka bërë që zyrtarët e Pallatit Buckingham të mbajnë një plan të përditësuar rregullisht për funeralin e tij të ardhshëm, përgatitjet për të cilat ata filluan një ditë pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth.Mbreti Charles ka kohë që është larguar nga sytë e publikut dhe sidomos pas njoftimit të tij se vuan nga kanceri në shkurt, ai zgjedh të mos dalë publikisht, mesa duket për të fshehur gjendjen e rëndë shëndetësore. “Sigurisht që ai është i vendosur ta mposht kanceritn dhe të gjithë e kanë mbështetur. Të gjithë mbeten optimistë, por ai është vërtet i sëmurë. Më shumë sesa mendoni”, tha një burim për Daily Beast si një mik i vjetër i familjes mbretërore.
Mbreti Charles nuk ka treguar kurrë se nga çfarë kanceri vuan, por pranoi se nuk ishte kanceri i prostatës, i cili është një nga format më të shërueshme të sëmundjes. Pallati ka qenë i rezervuar për informacionet në lidhje me shëndetin e monarkut, por ekspertët dhe komentuesit politikë që kanë folur publikisht, thonë se mbreti “po i përgjigjet shumë mirë” trajtimit.
Dokumentet shumë të detajuara u krijuan një ditë pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth më 8 shtator 2022. Zyrtarët britanikë konfirmuan për Daily Beast se “Operacioni Menai Bridge” përditësohet rregullisht, por theksuan se ky është një formalitet. Të gjithë anëtarët e familjes mbretërore kanë plane të përditësuara për funeralet e tyre të kategorizuara sipas kodeve të bazuara në urë. Për shembull, plani për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth quhej Operacioni London Bridge.
Plani i vdekjes së mbretit Charles është emëruar pas urës së varur që lidh ishullin Anglesey me Uellsin kontinental.