Dyert e Italisë janë të hapura për Scamaccan, pavarësisht rastit me PlayStation
Sport
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

“La Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se dyert e Kombëtares së Italisë për Gianluca Scamacca janë të hapura edhe pse sulmuesi i Atalantës nuk u thirr për ndeshjet kundër Venezuelës dhe Ekuadorit, sepse ai kishte kaluar natën zgjuar duke luajtur PlayStation para një ndeshjeje kundër Ukrainës.

Thuhet se trajneri i Italisë, Luciano Spalletti është gati të përfshijë Scamaccan në skuadrën e “Azzurrit” për Kampionatin Evropian Euro 2024, raporton KosovaPress.

Dyert e Italisë janë “të hapura” për sulmuesin e Atalantas, i cili ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshjet e fundit për skuadrën italiane. Raporti i “Gazzettas” konfirmon se Scamacca nuk u thirr për ndeshjet e fundit të Italisë kundër Venezuelës dhe Ekuadorit, sepse Spalletti ishte i pakënaqur me sjelljen e tij.

Trajneri i Italisë, në fakt, kishte zbuluar se Scamacca kishte kaluar tërë natë zgjuar duke luajtur PlayStation përpara një ndeshjeje kyçe kualifikuese për Euro 2024 kundër Ukrainës në nëntor, kështu që ai nuk e përfshiu atë në ekip për miqësoret  ndërkombëtare.

“Nëse koha moderne është të luash PlayStation deri në katër të mëngjesit kur ka një ndeshje të nesërmen, atëherë ky modernitet nuk është i mirë”, tha Spalletti në shkurt, pa përmendur drejtpërdrejt Scamaccan.

“Ne jetojmë në një botë që i jep pak nxitje punës së palodhur dhe djersitjes së gjërave, fëmijët e sotëm preferojnë të vendosin një foto në Instagram me flokët e tyre të lyer në vend që të ulin kokën dhe të punojnë. Këto nuk janë vlerat që duhet të transmetojë Italia ime”.

Scamacca, nga ana tjetër, u pyet muajin e kaluar nëse Spalletti nuk e kishte telefonuar për shkak të PlayStation, por përgjigja e tij ishte mjaft e paqartë.

“Sinqerisht, nuk e di. Njerëzit flasin, por nuk janë në dhomë me mua gjatë natës dhe nuk e dinë se çfarë bëj. Janë thënë kaq shumë gjëra, por unë e di të vërtetën dhe ata që më njohin e dinë se çfarë personi jam”.

Scamacca iu bashkua Atalantës nga West Ham verën e kaluar dhe ka shënuar 15 gola në 36 paraqitje me La Dea këtë sezon.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
466
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024