Sekuestrohet duhan i kontrabanduar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovë ka parandaluar një rast të kontrabandës me duhan gjatë patrullimit të pikës kufitare Hani i Elezit në fshatin Krivenik.

Drejtuesi i automjetit sipas policisë, pasi e ka vënë re se është pikasur nga patrullat policore, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.  

“Policia ka tërhequr automjetin me targa të dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar: 360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord, 79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit marlboro, 60 pako x 500 gr = 30 kg, të llojit llord, 60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit dunhill, 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit davidof, 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit ëest, 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit royal dhe 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia”, thuhet në nkomunikatë.

Gjithsej sipas policisë janë sekuestruar 487.5 kg duhan i gatshëm për treg.

“Vlera e malit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës. Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore”, thuhet tutje.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor Hani i Elezit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024