Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në rrugën B
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës në bashkëpunim edhe me policinë e Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës është arrestuar një i dyshuar për rastin vrasje e rëndë në tentativë më 17 shkurt 2024 rreth orës 19:45, në rrugën “B”. Arrestimi i K. K. (34), shtetas i Kosovës, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin hetimor të këtij rasti.

Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale vrasja e rëndë në tentativë. I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024