Gjysmë miliardi euro të hyra nga Dogana e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Në Doganën e Kosovës, dita e sotme është përmbyllur me mbledhjen e të hyrave që tejkalojnë 500 milionë euro. Kjo arritje paraqet një rritje të madhe prej 78 milionë euro, ose mbi 18%, krahasuar me mbledhjen e të hyrave të vitit të kaluar, duke tejkaluar dukshëm edhe projeksionin prej 6% për këtë vit fiskal.

Në njoftim thuhet se këto të hyra janë mbledhur edhe pse efekti në lirimet e taksave sipas vendimeve të Qeverisë për importin për prodhuesit dhe thellimi i lirimeve nga marrëveshjet e tregtisë së lirë janë thelluar dukshëm. Në këtë periudhë janë liruar 79 milionë euro taksa të kësaj kategorie apo 21 milion më shumë se viti paraprak.

“Ngjashëm, bazuar në vendimin e Qeverisë, është bërë progres i rëndësishëm në lehtësimin e tregtisë, veçanërisht me funksionimin efikas të zhdoganimit në portin e Durrësit dhe terminaleve të operuara nga shteti. Ky progres ka rezultuar në një kursim të konsiderueshëm të kostos prej 4.3 milionë euro gjatë periudhës tre mujore, ndërsa që sipas trendit të progresit, ne parashikojmë që ky kursim të përshkallëzohet, duke arritur deri në 20 milionë euro deri në fund të vitit, duke optimizuar më tej proceset tona tregtare dhe duke përmirësuar rritjen ekonomike e njëkohësisht duke ndikuar në uljen e çmimit tek konsumatori”, thuhet në komunikatë. Sipas njoftimit, Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të nxitur një mjedis të favorshëm për eksportin, tregtinë dhe gjenerimin e të ardhurave, duke kontribuar në prosperitetin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,265
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024