Sindikata e Re e KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës, kanë shprehur shqetësimet e tyre kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) lidhur me disa vendime sa i përket punësimeve.. Në konferencën për media drejtues të këtyre sindikatave ka përmendur edhe dy kontrata që sipas tyre janë kundër statutore, për çka kërkojnë të ketë procedura të rregullta.  

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Selatin Sadiku në këtë konferencë për media tha se me ardhjen e kryetarit të BSPK-së Atdhe Hykolli kanë pasur vetëm probleme dhe “mashtrime”, ku sipas Sadikut në platformën E-Kosova kanë pasur shumë probleme sa i përket pagesave për anëtarësi.

 "Ju kemi ftuar që t’i paraqesim shqetësimet tona lidhur me konfederatën BSPK, nga ardhja e Atdhe Hykollit kryetar i BSPK-së me 2 tetor të viti 2021 deri të premten që është mbajt një Këshill drejtues online me datën 19.04.2024. Me ardhjen e Atdhe Hykollit kryetari i BSPK-së me një vendim të Qeverisë së Kosovës na është dashur që t’i ri-regjistrojmë shoqatat sindikale, federatat po ashtu edhe BSPK-në, me një arsyeshmëri se ka federata që njerëzit nuk e përfaqësojnë askënd në zhvillimet të cilat janë bërë pas luftës në Kosovë. Me atë jemi pajtuar edhe ne federatat, edhe e kemi bërë një punë 6-mujore, të mundimshme e boshe. Vendimi i dytë që është bë me ardhjen e Atdhe Hykollit, është platforma E-Kosova, një platformë online për ndalesa sindikale(mjetet financiare)....”, tha Sadiku. 

Më tej Sadiku tha se në BSPK, janë të punësuar edhe pensionistë të cilët, sipas tij, marrin pagë marramendëse që nga ardhja e kryetarit Hykolli në këtë institucion. Sadiku pati kritika edhe për një zyrtare tjetër të punësuar në BSPK.  Ndërsa, Ali Gashi, kryetar i Këshillit Drejtues të BSPK-së, i  bënë  thirrje që BSKP të ndjek rrugët ligjore./A. Zogaj

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,249
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024